Rreth Kompanisë
Kompania Hromodhomi Albania u themelua në vitin 2001 duke filluar aktivitetin si një bashkëpunim Greko – Shqiptar në një ambjent me sipërfaqe 200m2, në Qytetin e Korçës. Mundësitë, në fillimet e funksionimit të kompanisë, ishin të vogla, teksa kompania kishte në dispozicion pak makineri dhe paisje dhe angazhonte vetëm 2 të punësuar. Por parimi i saj bazë ishte përqëndrimi i vëmendjes tek cilësia e lartë e produkteve, tek marrëdhëniet perfekte me klientët e saj, si dhe tek krijimi i një emri të besueshëm në treg.
Në vazhdim Kompania “HROMODHOMI ALBANIA” u zhvillua aq sa në vitin 2006 u instalua tek godinat e saj private, me një sipërfaqe 4500 m2, në Rrugen Nacionale Korçë – Bilisht dhe në vitin 2010 sipërfaqja e ambjenteve të Komanise arriti 9000 m2. Vazhdimisht kompania ka bërë përpjekje maksimale për rritjen e cilësisë së produkteve që prodhon dhe për këtë ka kryer investime të konsiderueshme në teknologji, burime njerëzore dhe ambjente të përshtatshme e moderne prodhimi, në të cilat siguron kushtet e mëposhtme:
- Administrim ekologjik të mbetjeve.
- Kushte të shkëlqyera prodhimi.
- Laborator të kontrollit të cilësisë, të teksologjisë më të re.
- Laborator kërkim-zhvillimi.
- Organizim bashkëkohor të magazinës.
- Sisteme të besueshme sigurie (zjarrfikës, zjarrizolues etj.).